Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë e ftuar në studio Aishe Stari, aktorja e teatrit të Durrësit vjen në një rrëfim për jetën e saj, familjen, martesën. Bashkëpunimi me Fadil Hasën dhe Muharrem Hoxhën, roli pranë Kadri Roshit te filmi “Fije që priten” dhe plot aventura me teatrin e Durrësit. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.