Dy procedime penale në ngarkim të ish ministrit Arben Ahmetaj po hetohen nga SPAK. Përveç akuzës së shpërdorimit të detyrës për dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit, janë edhe tre të tjera që kanë lidhje me pasurinë e tij: pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë.