Ky paralajmërim ka ardhur pasi ish-zëvendës kyeministri, ish-ministri I rindërtimit dhe ish-ministri I Financave, Arben Ahmetaj, po përballet me drejtësinë. Ai akuzohet për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Ai rrezikon deri në 10 vite në qeli nëse kapet nga autoritetet shqiptare. Për këtë arsye, Ahmetaj është larguar nga vendi. Ai dyshohet të ketë mbërritur në një shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, në mënyrë që të mos përfundojë në burg. Kanada mendohet të ketë qenë destinacioni i Ahmetajt.