Duket se një marrëveshje e re politike është në horizont mes partisë socialiste dhe partisë demokratike për ndryshimin e Kushtetuës. Vetë kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë qëllim që në Asamblenë Parlamentare të PS-së në muajin shtator. Dy partitë e mëdha, ashtu si në vitin 2008 dhe më pas për reformën zgjedhore dhe në drejtësi në vitin 2016, do të dakordësojnë sërish për të vënë dorë mbi Kushtetutën e vendit. A do të kemi një pakt të ri politik mes maxhorancës dhe opozitës?
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						