Agron Hoti, projekti i pikturës gjigande 7600 m² në Shqipëri – Artkand
15/06/2024 17:56

‘The Blue heART of Europe” titullohet iniciativa e pabesueshme që bën bashkë natyrën, artin dhe sportin dhe që do të mbajë firmën e Agron Hotit. Projekti i tij ambicioz, në përmasat e një rekordi Guiness, përfshin një telajo gjigante prej 7600 m². Artisti ka në plan të realizojë tablonë më të madhe të krijuar ndonjëherë në Shqipëri. Hoti do të pikturojë për rreth 3 muaj në çadrën e vendosur në krah të Sheshit “Italia”. Penelatat e tij do të sjellin degëzimet e lumit të vetëm të egër të Evropës, Vjosës. Këto degëzime qëndrojnë të paprekura në vepër, ashtu si lumi Vjosa që rrjedh i egër në shtratin e tij natyror. Kjo tablo do të bëjë bashkë një sërë personalitetesh të artit, sportit, historisë, medias, politikës dhe jetës sociale në vend. Këta personazhe do të kenë mundësinë që së bashku me artistin të hedhin ngjyrat dhe firmat e tyre në telajo duke u bërë pjesë të kësaj krijimtarie artistike. Vepra do të ndahet në rreth 2500 tablo dhe secila prej tyre do të jetë unike dhe do të shoqërohet nga certifikata e autenticitetit. Entuziastët do të kenë mundësinë të bëjnë të tyren pjesën e preferuar nga tabloja, përmes një eventi që do të synojë në shitjen paraprake të veprës. Pjesët e tjera do të kenë gjithashtu mundësi të blihen nga artdashës të cilët duan të dekorojnë hapësirat e tyre me copëzat e kësaj tabloje.

Kali në astrologji, Sanyu Chagall Basquiat tre mënyra për të parë të njëjtin simbol – Artkand
28/03 16:15
Në shitje veprat e fundit të krijimtarisë së Lek Tasit – Artkand
28/03 16:15
Leke Tasi mes muzikës dhe intimitetit në pikturë – Artkand
28/03 16:15
Nje shteg i kalasë së Prezës mban emrin Tinka Kurti, ja si e rrëfën Rita Gjeka – Artkand
28/03 16:15
Trupi si kanavacë çfarë ndodh në një performance live nga Ingrid Xhemo – Artkand
28/03 16:14
Neritan Liçaj mbi Drejtësi në Nuremberg, ideologjia mund te shfaroste një popull – Artkand
28/03 16:14
Një episod për teatrin pushtetin dhe artin që mbetet nga Neritan Liçaj tek Lekë Tasi – Artkand
28/03 16:13
Nga Leipzig te ankandet milionëshe, arti shqiptar mes botës, tregut dhe krizës – Artkand
21/03 16:44
Banksy trondit tregun e artit, veprat që mund të shiten për miliona në Londër – Artkand
21/03 16:10
Arti i Enea Ziut mes mëkatit dhe shpresës – Artkand
21/03 16:02
Nga Adami dhe Eva te Kulla e Babelit – Artkand
21/03 16:01
Nga Lea Ypi te zërat e rinj shqiptarë që pushtojnë Leipzig – Artkand
21/03 15:48
Kriza në Universitetin e Arteve, pedagogët kundër vendimeve të pazbatuara – Artkand
21/03 15:47
“Përqafimi” që flet më shumë se fjalët, arti emocional i Kastriot Celmetës – Artkand
21/03 15:46
Hiri, ekspozita e Enea Ziu në Galerinë e Tiranës – Artkand
14/03 15:36
Një kryevepër e Jean-Michel Basquiat rikthehet në ankand – Artkand
14/03 15:36
Lodër, skulptura e Viktor Ferraj dhe ekspozita Mask – Artkand
14/03 15:36
“Të jesh imun sot do të thotë të nxjerrësh më të mirën nga vetja, të mos dorëzohesh” – Artkand
14/03 15:35
Vetmi, piktura e Lumturi Blloshmit për vitin 1997, në shitje – Artkand
14/03 15:35
Lule Margarita, një kartolinë muzikore për Ditën e Verës – Artkand
14/03 15:35