Ehsan Bidi, dezertor i kampit të muxhahedinëve dhe i dyshuar si agjent i inteligjencës Iraniane, është ende në Shqipëri. 4 ditë më parë nuk u bë e mundur dalja e tij jashtë vendit, pasi Bidi, një shtetas Iranian të cilit i është pezulluar leja e qëndrimit nga autoritetet shqiptare, tashmë figuron si shtetas me qëndrim të parregullt në vendin tonë.