Seanca plenare e ditës së djeshme vijoi për rreth gjysmë ore dhe u shoqërua me tensione të midis deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Deputetët opozitarë, që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, shkuan pak para nisjes së seancës në sallën e Kuvendit dhe grumbulluan karriget e ligjvënësve socialistë përpara foltores. Ndërsa deputeti Ervin Salianji ndezi në foltoren e Kuvendit disa tymuese me ngjyrë blu, dhe punonjësit e Gardës, u përpoqën disa herë për t’ia marrë ato nga dora duke i nxjerrë jashtë sallës. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj