Procedurat për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës do të nisin nga e para. Ministria e Infrastrukturës konfirmon se afati i ligjit, që autorizonte qeverinë për negociimin e marrëveshjes me konsorciumin turk prej 3 kompanish që kishte paraqitur ofertë konkrete, ka përfunduar dhe nuk ka firmosje kontrate, ndërkohë që njëkohësisht po përgatitet një garë ndërkombëtare për këtë koncesion.