Top Channel ka siguruar pamje të disa nxënësve, të cilët konsumojnë drogë në orar mësimi në lagjet e Tiranës. Ata janë nxënës të shkollave 9-vjeçare, ndërsa në njërën nga videot dy prej tyre janë me çanta shkolle në shpinë. Sikurse duket nga kamerat e sigurisë, të rinjtë grupohen në dy ose tre persona dhe konsumojnë hashash me njëri-tjetrin në cepa të lagjeve. Gazetar: Gerald Qerimi