36-vjecari shqiptar Delin Beqiri ka përfunduar në prangat e policisë helene, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij në Greqi që prej vitit 2014. Gjithashtu, ai akuzohet se ka filmuar aktet e tij të neveritshme dhe më pas e kërcënonte të miturën se do t’i publikonte. Ngjarja e rëndë u zbardh mesnatën e së martës, kur 36-vjeçari dyshohet se përdhunoi sërish vajzën, tashmë 25-vjeçare, e cila vendosi të “thyejë” heshtjen dhe të raportojë tek autoritetet atë që kishte kaluar në duart e njerkut të saj. Vajza ka folur për protothema.gr dhe deklaroi se nëna e saj, 50-vjeçarja Dhurata Shpati, po ashtu e arrestuar, nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj