Fiks Fare zbardh skemën e re të tentativave për të kthyer kanalet ujore të Lagunës Kune-Vain në truall ndërtimi. Pavarësisht sekuestrimeve dhe hetimeve të prokurorisë, grupe private vijojnë të mbushin kanalin natyror dhe të hapin kanale alternative, duke tentuar të përfitojnë nga certifikatat e dyshimta të pronësisë. Banorët thonë se i njëjti grup vepron prej vitesh, ndërsa ndërhyrjet e paligjshme dyshohet se kanë shkaktuar edhe përmbytjen e Tales. Fiksi dokumenton vonesat, konfliktet mes institucioneve dhe tentativat për devijimin e kanalit. Zonat e Mbrojtura reagojnë dhe kërkojnë hapjen e rrjedhës natyrale.