Kanë kaluar 27 vjet nga vdekja tragjike e princeshë Dianës, pse figura e saj vijon ende të ketë interes të lartë? Ende vijojnë të dalin lajme, dokumente, sende të princeshës, dhe që gjithmonë marrin vëmendje të veçantë. A mund të themi sot se Britania apo dhe bota ka nevojë për një Lady Diana që mishëron aktivizmin, sharmin? A mund të jetë Kate një ta themi pasardhëse e saj? Marrëdhënia e shkurtër e saj me Dodi Al Fayed, që është pasqyruar edhe në librin e disa autorëve, si mund ta përshkruajmë? Sa dimë për të? Princeshën e popullit në fakt e kanë risjellë në vëmendje ish shoferi i saj personal dhe ish i dashuri, të cilët të dy kanë akuzuar gazetarin e BBC-së, Martin Bashir se ka ndikuar tek Diana pikërisht për intervistën e saj të vitit 1995. Cili është interesi i tyre për të folur kaq vonë? I vetmi i mbijetuar i atij aksidenti është truproja e Al Fajed, Trevor Rees-Jones që për çudi nuk ka folur kurrë për mediat dhe bën një jetë të tërhequr, sa dinë tabloidët për të? Autori i familjes mbretërore Andreë Morton i cili botoi biografinë e saj në 1992, thotë se princesha edhe pse e dashur botërisht bëri një jetë shumë të vetmuar në Pallatin mbretëror, pra ishte nën presionin e të jetuarit njëkohësisht në një makth dhe një përrallë. A është kjo një trashëgimi familjesh mbretërore apo mendon se Diana ishte e tillë, ta themi “kjo prerje mediatike”? Pra adhurohej, por brenda ndjehej e mjerë. Sa mendon se është reflektuar në jetën e tyre lidhja e Uilliam dhe Henri me nënën e tyre? Së fundmi Uilliam ka publikuar foto të papara më parë me nënën e tij, duke thënë se sa ka ndikuar marrëdhënia me të në rritjen e fëmijëve të tij dhe Kate.