Si çdo jave rubrika “Trotuar” trajton tema të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Këtë javë tema e trotuarit do të ketë të bëjë me horoskopin. Një deklaratë e disa ditëve më parë se horoskopin e besojnë vetëm “injorantët” do të shkaktoj debat në studio. Sa i vërtetë është horoskopi dhe cila është lidhja e njerëzve me të? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të shtrohen në Trotuar këtë javë…