Bashkimi Europian ka nisur aplikimin e sanksioneve ndaj Kosovës në lidhje me situatën e krijuar në Veri dhe vendimin e autoriteteve për të mos u koordinuar me partnerët europianë për uljen e tensioneve. Masat ndëshkuese ndaj Kosovës përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Gazetare: Luçiana Hulej