17 maji është dita ndërkombëtare kundër homofobisë. Personat e komunitetit LGBT, shpesh janë përballur me paragjykime por edhe me dhunën verbale apo edhe fizike. Në një vend si Shqipëria, pranimi i komunitetit LGBT ka qenë një sfidë e vështirë. Disa vite më parë të pranoje prirjet seksuale për seksin e njëjte duhej guxim i madh, ndërsa sot edhe njerëzit janë bërë më mendjehapur.