Në këtë episod të fundit për javën, në Për’puthen do të ndiqni takimin e Ketrinës dhe Xheit. Si u mbyll ky takim? Një kërcim i papritur mes dyshes, por një takim i prishur, nga lotët e Emit dhe hyrja e papritur e Albit. Djemtë rrëfejnë “të palarat” e tyre në sfidën e ballokumes. Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari