Eksperti për turizmin, Ferjolt Ozuni, analizoi në Top Talk Economy statistikat e turistëve të cilët vendosën të vijnë në vendin tonë, teksa vijojmë të mbetemi të vetmit në Europë me shifra më të pakta të netëqëndrimeve sesa vizitorëve. Ai u ndal tek pagat, teksa turizmi ka ndikuar pozitivisht në rritjen e tyre, ku llogariten shifra deri në 2 mijë euro për shoferët e autobusave, por jo vetëm.