Si çdo javë rubrika “Trotuar” trajton tema të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e kësaj jave më mirë një besimtar me një jetë të qetë apo një mëkatar materialist? Si po avancon egoja e madhe e njerëzve drejt nje bote te pandalshme materialiste duke shkelur çdo parim. Edi Manushi, Erjola Doçi, Krist Dragot, Ronaldo Sharka, Dea Vieri, Belinda Dragoti, Fjori Likja, Pamela Shqezi, Fation Kuqari, Elios Shuli, Nansi Janaqi, At Nikolla, Xhufka. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.