Autori i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë në Turqi. I arrestuar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, një gjykatë në shtetin turk mësohet se ka dhënë vendim lirimi për shkodranin duke i dhënë vetëm masën shtrënguese për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge. Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare kanë përcjellë drejt Turqisë një dosje voluminoze me qëllim ekstradimin e tij drejt vendin tonë, ai sërish është lënë i lirë. Gazetare: Luçiana Hulej