Zgjati vetëm 25 minuta seanca që ishte parashikuar për 25 orë ku qeveria Rama 4 do të shpaloste programin e saj. Për herë të parë në Kuvend foli edhe ministrja e re, Diella, e kjo shkaktoi dhe pakënaqësi mes demokratëve që e cilësuan si tallje. Kaq mjaftoi që kryeministrit Rama ti sosej durimi duke u kërkuar demokratëve të mos i kthehen avazit të vjetër të bllokimit të seancave në të kundërt, do të kalohej direkt në votim, pa u parashtruar programi. Kjo ishte hera e parë që shpalosja e programit të një qeverie të re nuk u krye para votimit. Por, a do të jetë këtë herë Kuvend i ri dhe avazi i vjetër? A do të vijojë ky lloj sherri mes të zgjedhurve të popullit? A duhej mbyllur kjo seancë pa dëgjimin e programit të qeverisë?