Fustanella është një prej veshjeve tradicionale më tipike në rajonin e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri e Greqi ku fustanella cilësohet si veshje popullore kombëtare. E megjithatë të ngjashmen e fustanellës, të quajtur ndryshe “kilt” e gjejmë edhe në Skoci, ku jo rastësisht Gordon, skocezi i ftuar në rubrikën “Escape” të së Diellës na ka zbuluar “sekretin’ që fshihet pas kësaj veshjeje.