Donal Trump, presidenti i Amerikës, nuk njihet për diplomaci të forte, por për mesazhet e drejtpërdrejta që përcjell. Kërcënimet e vazhdueshme, ndonjëherë deri në paqëndrueshmëri. Mesazhi i lëshuar ndaj Iranit se do të shkatërronte të gjithë vendin nëse nuk do të hapej ngushtica e Hormuzit dhe nëse nuk ka një marrëveshje do të hyjë në histori si një nga më të fortët e lëshuar ndonjëherë. Në fakt, duket se statusi i Trump i dha efektet, pasi në orët e vona të mbrëmjes të së martës, kur mijëra iranianë kishin mbushur sheshet si reagim kundër deklaratave të presidentit amerikan, u arrit marrëveshja. Trump lajmëroi se pas bisedimeve me qeverinë iraniane marrëveshja është arritur. Pak orë pas arritjes së armëpushimit, duket se gjithçka është formalizuar dhe më në fund do të ketë paqe.