Temperaturat e larta gjatë stinës së verës, ia vështirësojnë gjendjen shëndetësore grave shtatzënë. Një grua shtatzënë gjatë 9 muajve të pritjes së ëmbël, shoqërohet nga një temperaturë e trupit më e lartë se vlerat normale për shkak të ndryshimeve hormonale. Një nga problemet kryesore është dehidratimi. Situata e dehidratimit shoqërohet me simptoma të tilla si; rritja e temperaturës së trupit mbi 39 gradë, dhimbje koke, të përziera, vështirësi në frymëmarrje.