I pyetur drejtpërdrejt nga Eni Vasili në emisionin “Open” të kësaj të enjteje në Top Channel, nëse Dako do të kandidonte për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Durrësit, ai u shpreh se “në çdo rast, në çfarëdolloj pozicioni, unë do të jem në krye të fushatës elektorale dhe do të garantoj që fitorja të jetë edhe më e thellë sesa në vitin 2015”.