Me 6 vota pro dhe asnjë kundër, Këshilli I Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK për të çuar në votim në Parlament heqjen e mandatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është nën hetim për korrupsion pasiv në privatizimin e Kompleksit Partizani ku I përfshiri kryesor është dhëndri I tij Jamarber Malltezi. Pasi nuk është paraqitur asnjëherë pranë oficerit të policisë gjyqësore edhe pse për të ishte dhënë masa detyrim paraqitje, SPAK e ashpërsoi masën në arrest shtëpiak ose arrest me burg (në varësi të kërkesës së prokurorit). Madje dita e djeshme ishte dita e radhës ku Berisha duhet të paraqitej, por sërish refuzoi duke e çuar në katër numrin e mosparaqitjeve. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj