Hetimet dhe arrestimet e SPAK në rangjet më të lartë të politikës kanë rritur nivelit e reagimit të aktorëve kryesorë politikë, të cilët dukshëm e kanë të paqartë skenën politike në në një kohë që zgjedhjet janë më pak se 3 muaj larg. Pas qëndrimeve të ashpra të kryeministrit Rama, për prokurorët e dosjes Veliaj, Sali Berisha sot në paraqitjen e tij të detyrueshme në SPAK foli për një strukturë të dalë jashtë kontrolli dhe që do të shkrihet me ardhjen e PD në pushtet. Pas arrestimit të Erion Veliajt, qëndrimi i Edi Ramës ndaj SPAK-ut ka marrë një nuancë tjetër. Ai ka folur me rezerva për punën hetimore ndonëse ka premtuar se do të vazhdojë ta mbështes institucionin të cilin e ka cilësuar si krijesën e tij personale dhe të mazhorancës që ai drejton.