Amnistia penale ka nisur të zbatohet këtë të mërkurë nëpër burgjet e vendit tonë. Nga ligji i amnistisë përfitojnë gjithsej 1100 të dënuar dhe 2 700 persona në shërbim prove. Nga këta 1100 të dënuar, 700 do të lirohen menjëherë ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 të tjerë në shërbim prove si dhe disa protestues të opozitës, pasi pushohen menjëherë 232 çështje. Në paraburgimin e Vlorës, përfitojnë 25 persona. Nga këta, 20 lënë sot ambientet e burgut ndërsa 5 të tjerët përfitojnë ulje dënimi. Nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona. Në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe përfitojnë rreth 150 të dënuar. Gazetar: Kristo Kote