Gjirokastra është tronditur nga një ngjarje e rëndë këtë të enjte. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup, në fshatin Bodrishtë të Bashkisë Dropull. Trupat e tyre të pajetë u pikasën nga fqinjët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë. Sipas informacioneve, e moshuara 88 vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborr. Fillimisht u mendua se ishte grabitje, por nuk është gjetur asnjë element për ta mbështetur këtë hipotezë, dhe është përjashtuar pista e grabitjes me dhunë. Gazetar: Kristo Kote