Në 81-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, kamera e Fiksit dokumentoi gjendjen alarmante të Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut: pllaka të plasaritura, emra të zhdukur, shkronja të rëna, trotuare të dëmtuara dhe varre të tëra pa identifikim. Ndërkohë, varrezat e ushtarëve britanikë dhe gjermanë në kryeqytet janë të pastra, të sistemuara dhe të mirëmbajtura. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit konfirmon se ndërhyrja e fundit është bërë 6 vite më parë dhe se restaurimi i plotë pritet të nisë vetëm në vitin 2026, me hapjen e një fondi të ri.