Një 45-vjeçar shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e 22 korrikut. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa. 45-vjecari ishte ndaluar pas një incidenti ( rrahje) në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qeli. Mediat fqinje raportojnë se ai na përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur, pa u vënë nga policia. Gazetare: Luçiana Hulej