Në spitalin e Beratit, pacientët përballen me vonesa të gjata dhe mungesë shërbimesh bazë. Pas datës 20 të çdo muaji, analizat ndalen për shkak të kufizimeve buxhetore, një fakt i pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ky është rasti i Qani Arapajt, i cili ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por përpara operacionit duhet të kryejë analizat. Për to, ai duhet të presë deri në 4 muaj ose të paguajë në privat—një kosto e papërballueshme për një pensionist.