Një event elitar i boksit do të zhvillohet më 22 mars në Shqipëri me sportistë nga vendi jonë dhe bota. Bëhet fjalë për eventin "Grushti i Hekurt" i cili vjen në edicionin e tij te dytë dhe dhuron ndeshje spektakolare të boksierëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Eventi do të zhvillohet në Sallën e lojrave "Feti Borova" ku do të marrin pjesë 8 sportistë të talentuar shqiptarë. Midis tyre është edhe boksieri Alban Bërmeta i cili deri më tani është i pamposhtur në boksin profesionist. Bërmeta deri më tani ka 15 ndeshje si profesionist nga të cilat ka fituar 14 (11 k.o), si dhe ka barazuar 1. Albani do të ketë përballë boksierin turk Fatih Keles i cili si boksier profesionist ka 20 ndeshje (17 fitore, 2 humbje, 1 barazim). Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj