Një banor në zonën e Bathores ka jetuar për plot 8 vite me rrezikun e përhershëm të kabujve të tensionit të lartë, të cilët kalojnë brenda hapësirës së shtëpisë së tij. Që prej vitit 2017, ai ka dërguar dhjetëra shkresa pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Tiranë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje apo ndërhyrje për zgjidhjen e problemit. Pas ndërhyrjes së Fiks Fare, OSHEE zgjidh problemin.