Gjashtë orë të tensionuara ka qenë seanca për masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenëve. Dhe pse avokatët e Veliajn kanë kërkuar garanci pasurore për lirimin e tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin vendosi të lërë në qeli kryebashkiakun. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa do të jetë në detyrim paraqitjeje. Arrestimi i Erion Veliajt ka turbulluar politikën në vetëm tre muaj para zgjedhjeve parlamentare. Vetë kryeministri Edi Rama ka trumbetuar se SPAK është krijimi i maxhorancës dhe jo ndërkombëtarëve, por retorika në këto dy ditë ka ndryshuar në 360 gradë. Madje ai shkoi dhe më tej duke thënë se mandati i katërt në rast të fitores në zgjedhje do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë.