8 Marsi, Veliaj: Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën
08/03/2021 13:57

Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare. Veliaj tha se gruaja është ajo që e mban shtëpinë dhe nuk lë asnjë punë të pa mbaruar. “Edhe sondazhet e tregojnë se ne fitojmë në të gjitha kategoritë, po ama te gratë jemi mbi 65%. Pse? Sepse ato e mbështetin më shumë punën, kanë gjithmonë prirjen të shohin përpara, tek e mira. Në shumicën e shtëpive që kam vizituar për tërmetin, ishte gruaja që mbante e mbante edhe traun e shtëpisë”, u shpreh ai. Veliaj tha se gratë janë më inkurajuese dhe i mbështesin punët e mira dhe të bukura. “Më kujtohet historia e këndit të lodrave te Liqeni: burrat duke u kacafytur, kurse gratë thonin: ‘Prit, t’i lëmë ta bëjnë njëherë, të na e tregojnë, dhe në qoftë se është diçka e dobishme për fëmijët, t’i nxisim të bëjnë edhe më shumë’. E kam hasur gjithmonë, që nga dita e parë e punës deri sot, se gratë kanë më shumë besim, e mbështesin më shpejt të bukurën, të mirën të drejtën”, kujtoi ai. “Të tjerët, që flenë gjumë, nuk do të bëjnë dot asgjë”, – vijoi Veliaj, – teksa shtoi se Partia Socaliste po sjell ndryshim edhe në listat e kandidatëve për deputetë, duke përfshirë në to më shumë gra, të cilat kanë kontribuar në çastet e vështira me të cilat është përballur vendi ynë. “Në listën tonë do të jenë dy zonja, kurse në listën e tyre është ende Sali Berisha. Profesoreshë Luljeta Bozo dhe Saliu kanë të njëjtën moshë, por ndryshe është një profesoreshë, e cila ka sjellë vetëm të mira duke shpëtuar jetë njerëzish, e ndryshe profesor-doktori që hodhi në erë Gërdecin dhe vrau me plumba në mish, duke përçarë shqiptarët. Gruaja e dytë që kemi në listë është heroina e këtij viti, Najada Çomo, numri një i pavionit më të vështirë, që u hap i pari për pandeminë dhe me gjasë do të mbyllet i fundit, tani që filloi vaksinimi. Të krahasosh doktoreshë Najadën me doktor Flamur Nokën është të qeshësh dhe të qash. Në qoftë se lista e tyre është profesor Saliu dhe doktor Mul Noka, lista jonë është profesoreshë Luljeta dhe doktoreshë Najada. Diferenca është e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj.

Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
DIGITALB DIGITALB