Nënë Hikja 77-vjeçare nga Fushë-Kruja ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv dhe është rikthyer pranë familjes së saj, pasi fitoi betejën me koronavirusin. Lajmin e ka shpërndarë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila gjitashtu shprehet krenare për punën e mjekëve.