Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor po shqyrton praktikën gjermane për uljen e moshës për dhënien e patentës. Sipas kësaj praktike, patenta mund të merret që në moshën 17-vjeçare, por është kusht që shoferi gjatë drejtimit të makinës të shoqërohet nga një familjar me historik korrekt drejtimi mjeti. Ka qenë vetë DPSHTRR që e ka ndarë këtë informacion, duke thënë se po shqyrtohet kjo mundësi, por ende nuk ka një vendim. Nëse kjo praktikë e re do të vihet në jetë atëherë do të rriten orët e guidës në Autoshkolla për praktikantët. Në takimin me zyratrët gjermanë, DPSHTRR njofton se është diskutuar edhe mbi tarfiën që paguhet për kryerjen e kursit të patentës. Gazetar: Gerald Qerimi