Arkitektura shqiptare bashkëkohore është një udhëtim i heshtur drejt harmonizimit të traditës dhe modernitetit, ku identiteti ndërtohet përmes ndjeshmërisë etike dhe vizionit estetik. Në këtë episod, 7 projekte të veçanta ndalojnë kohën për të ndriçuar këtë ndërthurje, nga restaurimi minimalist i Gate 03 te brutalizmi domethënës i ‘AMC Multimedia’, dhe nga dinamizmi urban i An-House në Kosovë te integrimi natyror i një hoteli panoramik në bregdetin e Jonit. Këto krijime, që sintetizojnë historinë dhe progresin, reflektojnë një vizion autentik për arkitekturën shqiptare në një botë globale. Do të jemi në këtë episod me: Olsi Eftimi, Larisa Agovi , Valon Valon M. Bllaca , Alban Birçe, Ideal Vejsa , Besian Mehmeti dhe djemtë e Arch4 studio.