Zoti Kujtim Ceni, 63 vjeç, nga Burrel, jeton i izoluar në katin e parë të pallatit. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai ka humbur gjysmën e këmbës së majtë dhe ka probleme edhe me dorën, çka e bën të pamundur përdorimin e patericave. Edhe pse disponon një karrocë elektrike, mungesa e një rampe e mban të mbyllur brenda shtëpisë. Ai i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Bashkisë Burrel për ndërtimin e një rampe, duke siguruar edhe firmat e banorëve që janë dakord për këtë ndërhyrje. Sipas bashkëshortes, askush nuk kishte shkuar për ta parë nga afër situatën. Pas ndërhyrjes së Fiksit bashkia premtoi ndërtimin e rampës.