38 drejtues në pranga, 1051 masa administrative dhe 62 motomjete të bllokuara- ky është rezultati i plan-operacionit “Tispol – Motomjete 2020”, për respektimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e automjeteve. Operacioni nisi nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete. Kështu, në të gjithë vendin, për dy ditë me radhë, u organizuan kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.