Një atentat mafioz u regjistrua pasditen e të mërkurës, në fshatin Balldren të Lezhës ku u ekzekutua me breshëri plumbash Nikolin Marku Lekstakaj. 42-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga ambientet e një marketi të vogël ku bleu një pije freskuese në aksin Lezhë-Shkodër ekzaktësisht rreth orës 18:30. Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj që u ekzekutua në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë. Gazetare: Luçiana Hulej