Abdel Lotfi, i riu nga Siria prej 20 ditësh gjendet në Shqipëri. 24 vjeçari thotë se për të mbërritur në Shqipëri iu desh të kalonte shumë vuajtje, e gjitha rruga është bërë në këmbë. Në kohën që maleve të Turqisë kishte dëborë atij i mungonte ushqimi, e kur bora zhdukej sipas tij vështirë ishte të gjejë burim uji. Edhe pse ka ditë që pushon udhëtimi i tij nuk përfundon këtu. Ai dëshiron që një ditë ta shoh vetën si mekanik makinash në Evropën Perendimore.