Ka përfunduar arratia e të shumëkërkuarit të policisë shqiptar, Leonard Duka. Leonard Duka, një ndër autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, në vitin 2019, është arrestuar dje në Belgjikë. Duka fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit. Pasi është mësuar vendndodhja e tij autoritetet shqiptare kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin 37-vjeçarin. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj