Një grup kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve nga Siria dhe Bangladeshi u shkatërrua të premten nga Policia e Shtetit, në operacionin që u shtri në disa qytete të vendit (në rrethet Vlorë, Kukës, Fier, Durrës dhe Tiranë). Pjesëtarët e grupit u siguronin emigrantëve kontrata fiktive për t'i sjellë në Shqipëri dhe për t'i çuar më pas në vende të tjera të Evropës. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit hetimet për të shkatërruar grupin kanë zgjatur rreth 1 vit (u angazhuan 380 forca policie dhe 60 automjete të strukturave për hetimin e grupeve kriminale, atyre të sigurisë publike dhe të forcës së posaçme operacionale, të Policisë së Shtetit). Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj