Sot mbërritën gjashtë autoambulancat e para nga Turqia, si pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura. Ministrja Olta Xhaçka ishte vetë prezente aty dhe tha se brenda pak javësh, do mbërrijnë edhe me qindra uniforma, cadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile, të gjitha të brenduara për herë të parë me logon e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile. Postimi i Xhaçkës: Mbërritën 6 autoambulancat e para nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.