Policia e Selanikut kapi më 27 shtator 5 shqiptarë me një ngarkesë prej 585 kilogramësh kokainë. Më 5 tetor, ata dolën para Gjykatës, e cila i la në burg, pasi akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike. Grupi i shqiptarëve përbëhej nga 4 burra dhe 1 grua, të cilët para gjykatës thanë se ata ishin thjesht transportues të ngarkesës dhe se sasinë e lëndës narkotike do e dorëzonin tek një person tjetër. Gazetar: Kristo Kote