57 shkolla nuk u hapën/ Shkaku kryesor, numri i ulët i nxënësve në klasa
22/01/2020 19:50

57 shkolla të sistemit parauniversitar nuk janë hapur për këtë vit shkollor 2019-2020. Shkolla 9-vjeçare “Pajan” është një prej tyre. Isabela pas mbylljes së shkollës afër fshatit është detyruar që procesin mësimor ta ndjek në Pezë. 11-vjeçares i duhet të zgjohet herët që të kap orën e mësimit në kohë. “Zgjohem në 6, sa të bëhem gati që në 7:30 të jem në shkollë. E bëj gjithmonë në këmbë. Më parë kam qenë te shkolla e “Pajan-ës” po u zhvendosa në Pezë se aty kishte pak fëmijë. Në klasë të gjashtë ne ishim 4. Mësuesit kanë ndryshuar”. “S’ka kalamaj sipër. Më përpara ka pasur më shumë. Po është varfëruar vendi kanë ikur të gjithë në tiranë, e tani ska”, shprehet babai i Isabelës. Për shkak të numrit të ulët të nxënësve por edhe dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit, 3 shkolla janë mbyllur në njësinë administrative Pezë. Të gjithë nxënësit, 250 nxënësit e 3 shkollave janë zhvendosur në këtë godinë këtu, që më parë ka qenë qendër fetare,për të zhvilluar mësim. Tashmë kjo shkollë quhet shkolla e mesme e bashkuar ’16 shtatori’. Në përgjigjen kthyer Top Channel nga Ministria e Arsimit, bie në sy se shkollat përveç shembjes nga tërmeti, nuk janë hapur më së shumti prej numrit të vogël të nxënësve dhe për efekt përqendrimi të klasave kolektive, ata janë zhvendosur në shkollat e qendrës. Lushnja ka mbyllur dyert e 7 shkollave, ndërsa Tepelena numëron mbylljen e 6 kopshteve dhe shkollave pasi nuk kishte fëmijë të regjistruar, dhe që pritet të hapen kur të rritet numri i tyre. Mbyllja e shkollave vit pas viti , sipas ekspertit të arsimit Ndriçim Mehmeti shtyn në braktisjen e shkollave si dhe të zonave rurale. “Është një shkelje e kushtetutës. Arsimin e detyruar ne e kemi 9 vjet, dhe ajo që është më e keqja është që e ka paralajmëruar vetë ministrja Shahini, kur ka thënë se nuk investoj për shkolla me 7-8 apo 10 nxënës. Ky lloj dekurajon dhe jetën në zonat rurale, sepse njerëzit kur shikojnë që nuk ka shkollë, nuk ka qendër shëndetësore. Atëherë pse duhet të rrinë ata atje?!”, thotë Ndricim Mehmeti./Kristi Gongo/

Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44