Një qytetare nga Berati, Hyrije Ago, ka pritur plot 5 muaj për zbardhjen e një vendimi gjyqësor, ndonëse ai ishte shpallur që më 09.06.2025. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme në Gjykatën e Beratit, vendimi nuk i jepej, duke e penguar të ndjekë hapat ligjorë dhe të apelonte çështjen në kohë. Pas denoncimit në Fiks Fare, gjyqtarja Artjola Çela pranoi ngarkesën e lartë dhe transferimin e saj si arsye të vonesës. Ndërhyrja e Fiksit bëri të mundur që vendimi të merrej më në fund. Ky është një tjetër rast që tregon se si vonesat në sistemin gjyqësor prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe u mohojnë të drejtën për drejtësi në kohë.