Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur 4,000 euro/m². Ky trend vihet re në resortet që po zhvillohen në Palasë, Orikum dhe Sarandë. Në Golem, çmimi maksimal i shitjes ka arritur 1,500 euro/m², kurse në Gjirin e Lalëzit, vlerat variojnë nga 2,400 deri në 3,300 euro/m². Në Shkëmbin e Kavajës, çmimet e apartamenteve në ndërtimet e reja me vendndodhje në vijat e fundit të ndërtimit po shiten me çmime 1,700 deri në 1,800 euro/m². Rritja e çmimeve në disa zona është ndikuar nga projektet madhore në infrastrukturë, si ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe tuneli i Llogorasë, që synojnë të nxisin në të ardhmen zhvillimin e Jugut. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj