Vera i gjen të gjithë në vrap! Në vrap për të konsumuar ushqimin e duhur, në vrap për palestër e në rastin kur vullneti mungon në vrap te estetisti! Megjithatë cilin variant zgjedhin në masë shqiptarët për të qenë gaati për verën dhe plazhin? "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.